Solaris, jahti i famshëm në pronësi të Roman Abramovich me vlerë më shumë se 430 milionë paund, u vu në shënjestër në Barcelonë nga aktivistët kundër pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Jahti nuk u dëmtua dhe u largua nga qyteti katalanas pas incidentit.
Sipas tabloidit Mirror, një aktivist lituanez u përpoq pa sukses të përplaste një varkë në Solaris, gjë që ka bërë që jahti i Abramovich të zhvendoset në vend të sigurt.
Cronica Global raporton se policia identifikoi aktivistin, i cili punësoi varkën L’Estreta me qëllim që ta përplaste në jahtin e Abramovich, i cili ishte ankoruar në Marina Barcelona 92 (MB92), por nuk arrestoi personat e përfshirë në incident.