Barcelona ka arritur të kalojë në fazën çerekfinale të Evropa Ligës. Katalonasit kanë triumfuar 1:2 në udhëtim ndaj Galatasarayt, duke e arritur kështu kualifikimin tutje.
Ndeshja e parë e zhvilluar në Spanjë u mbyll me rezultat të barabartë 0:0.
Por, fillimi nuk ishte i mirë për Barcelonën. Kjo pasi që turqit kaluan të parët në epërsi në minutën e 28-të, kur realizoi Marcao, pas asistit nga Cicaldau.
Shifrat u barazuan në minutën e 37-të kur Pedri realizoi një supergol, falë asistit të Ferran Torres.
Me të filluar pjesa e dytë, Barcelona kaloi në epërsi qysh në start. Ishte Aubameyang i cili realizoi pas një tollovie në zonën e Galatasarayt.
Deri në fund, Barcelona pati edhe disa raste të mira shënimi, por mjaftuan dy gola për t’u kualifikuar në fazën tjetër.