Juventusi u eliminua nga Champions League të mërkurën nga Villarreal pasi humbi në shtëpi me rezultat 0-3.
Leonardo Bonucci, i lënduar nga situata ka postuar në Instagram një foto ku ka i kërkuar falje fansave për atë që ka ndodhur dhe u premtoi punë më të madhe për pjesën e mbetur të sezonit.
“Duke jetuar këto ndeshje, më bëri të kuptoj se çfarë mendojnë tifozët tanë në netë të tilla. Të kërkoj falje është e vetmja gjë që mund të bëj. Duhet ta kthejmë këtë zhgënjim dhe zemërim për ndeshjet e mbetura dhe të përpiqemi të arrijmë objektivat që kemi ende”, tha Bonucci.