Sot do të zhvillohet ndeshja e fundit e fazës çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.
Në kryeqytet, në mesditën e sotme, Ramiz Sadiku do të përballet me KEK-un.
Ndeshja e sotme nis nga ora 13:00.
Tashmë në gjysmëfinale kanë siguruar kualifikimin skuadrat si Prishtina, Llapi dhe Drita.