Kompletohen skuadrat çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Me dy përballjet e mbrëmjes së sotme është përmbyllur faza e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Dy nga favoritët për të triumfuar këtë edicion në ligën më prestigjioze evropiane për klube, PSG dhe Juventus u eliminuan. I papritshëm ishte eliminimi i “Zonjës së Vjetër” nga Villarreali në “Allianz Stadium”.

Në fazën e çerekfinales kanë kaluar gjigantët Liverpool, Bayern Munich, Manchester City, Real Madrid e Chelsea.

Atletico Madrid, Benfica e Villarreal janë ekipet tjera që kanë siguruar plasmanin tutje në evenimentin më të madh të UEFA-s për klube.

Shorti i çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve të Ligës së Evropës do të pasojë shortin e Ligës së Kampionëve të premten në orën 12:00 GMT (13:00 ora Evropiane).

Ndeshjet e para çerekfinale të Ligës së Kampionëve do të zhvillohen më 5 dhe 6 prill, ndërsa ndeshjet e kthimit një javë më vonë më 12 dhe 13 prill.

Skuadrat çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve:

Liverpool

Bayern Munich

Manchester City

Real Madrid

Atletico Madrid

Benfica

Villarreal

Chelsea.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *