Barcelona zyrtarisht ka konfirmuar marrëveshjen me Spotify për katër vitet e ardhshme
Spotify është bërë zyrtarisht partneri kryesor i klubit katalunas dhe emblema e tyre do jetë pjesë e fanellave të Barcelonës për katër sezonet e ardhshme.
Përpos kësaj, edhe emri i stadiumit “Camp Nou” nga edicioni i ardhshëm do ndryshohet në “Spotify Camp Nou”.
Komunikata e plotë e Barcelonës:
“Barcelona dhe Spotify, shërbimi më i njohur në botë i abonimit të transmetimit audio, kanë arritur një marrëveshje që kompania suedeze të bëhet partneri kryesor i klubit dhe partneri zyrtar i transmetimit audio. Marka do të shfaqet në pjesën e përparme të fanellave të ekipit të meshkujve dhe femrave duke filluar nga sezoni 2022/23 dhe për katër sezonet e ardhshme. Spotify do të sponsorizojë gjithashtu fanellat e stërvitjes duke filluar nga sezoni 2022/23 për tre sezonet e ardhshme. Spotify dhe FC Barcelona do të punojnë së bashku për të krijuar mundësi që këmisha ikonë të bëhet një hapësirë që mund të festojë artistë nga e gjithë bota. Si pjesë e bashkëpunimit, për herë të parë në historinë e klubit, stadiumi do të riemërtohet si Spotify Camp Nou. Vizioni për partneritetin është krijimi i një platforme të re për të ndihmuar artistët të ndërveprojnë me komunitetin global të tifozëve të FC Barcelona”, shkroi klubi në komunikatë.