FFK organizon kursin e trajnerëve për Licencën B – UEFA

Federata e Futbollit e Kosovës do të organizojë Kursin e Trajnerëve për Licencë – B. Kursi do të mbahet përgjatë muajit prill dhe kërkon një periudhë praktike në klub gjatë muajve maj/qershor 2022.

Kursi do të fillojë me datën 5 prill 2022 dhe do të përfshijë fazën e ligjëratave, punës praktike dhe atë të provimeve.

Kursi mes tjerash do të mbulojë temat në vijim në teori dhe praktikë:

– Njohja bazike e futbollit

– Stërvitje për të rinj

– Stërvitje teknike & taktike

– Përgatitja fizike

– Analizë e lojës

Kriteret e pranimit në kurs janë:

Dëshmi mbi shkollimin (min. diploma e shkollës mesme)
Vërtetim nga Policia rreth dosjes penale
Certifikatë Shëndetësore pranë QKMF-së
Kopje e Licencës C
Formularin e aplikimit (shkarkoje këtu)
Kursi kërkon pjesëmarrjen aktive në teori dhe praktikë, gjithashtu trajnerët duhet ta përgatisin vetveten fizikisht për këtë kurs.

Kursi do të përfundojë me provime në fund të fazës së tretë. Trajnerët të cilët i përfundojnë me sukses provimet do të marrin Licencën B – UEFA.

Licenca B është kriter për licencat e ardhshme siç është Licenca A – UEFA për trajnerë.

Pagesa e kursit është 500 € (euro) për person.

Trajnerët e interesuar janë të obliguar të aplikojnë online, ose të paraqesin dokumentet e nevojshme në zyrat e FFK-së deri më 1 prill 2022, te:

Sanije Krasniqi (FFK Grassroots Manager)

sanijekrasniqi@ffk-kosova.com

Lorik Fazlija (Coaching Education Administrator)

lorikfazlija@ffk-kosova.com

Në total numri i të pranuarve në këtë kurs do të jetë 20 trajnerë. Aplikimet e mëvonshme dhe të pakompletuara nuk do të merren parasysh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *