Është mbyllur fraksioni i parë i lojës midis Mallorcës dhe Real Madridit.
Pjesa e parë ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0.
“Mbretërit” ishin më kërkues në këto 45 minutat e para, megjithatë rastet më të mira i kishin vendasit.
Vedat Muriqi kishe mundësi të mirë në minutën e 12-të, por topi i goditur nga ai shkoi pranë portës.
Mallorca kishe edhe një tjetër mundësi të artë kur goditi shtyllën në minutën e 35-të.
Los Blancos rastin më të mirë e kishin me Benzeman kur goditjen e këtij të fundit nga afërsia e ndali portieri Rico.
Kjo sfidë i takon javës së 28-të në elitën e futbollit spanjoll.