“Çmendet” Reali, e mendon sulmin e frikshëm Benzema – Haaland – Mbappe

Real Madridi është duke punuar që përveç Kylian Mbappes, ta transferojë edhe Erling Haalandin.

Sipas “FootMercato”, sulmuesi norvegjez preferon më shumë një kalim te “Los Blancos”, se sa te Manchester City.

Kësisoj, edhe klubi nga kryeqyteti spanjoll thuhet se është duke punuar rreth transferimit të tij gjatë afatit kalimtar të verës.

Te Real Madridi sipas të gjitha gjasave në verë do të transferohet edhe Mbappe, por francezi si lojtar i lirë pasi kontrata e tij me PSG-në skadon më 30 qershor.

Me transferimin eventual të Mbappes dhe Haalandit, gjiganti spanjoll të krijonte një treshe të frikshme të sulmit, bashkë me kapitenin e tyre, Karim Benzeman.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *