Te PSG kanë lënë pas krahëve eliminimin nga Champions League dhe po mendojnë për sezonin e ardhshëm, me synimin për të formuar një skuadër sa më të fortë dhe kompetitive.
Zinedine Zidane pritet të marrë vendin e Mauricio Pochettinos në fund të sezonit, teksa presidenti Al-Khelaifi nuk do të kursehet në merkaton e verës.
Mesi i fushës është një nga repartet që ka nevojë për prurje cilësore dhe drejtuesit e PSG-së i janë rikthyer pistës Sergej Milinkovic-Savic, i cili po bën mirë prej vitesh te Lazio.
PSG po përgatit një ofertë prej 80 milionë eurosh për klubin italian. Ofertë shumë e kënaqshme për presidentin Lotito, i cili po pret propozimin zyrtar për të lënë të lirë 27-vjeçarin.
Milinkovic-Savic po luan sezonin e shtatë me Lazion. Ai ka shënuar 8 gola këtë sezon me bardhekaltrit e Sarrit, teksa numëron edhe 10 asiste të dhuruara për shokët e skuadrës.