Real Madridi do të kërkojë të konsolidojë më tej vendin e parë në La Liga në përballjen me Mallorca të hënën në mbrëmje në Estadi Son Moix.
Mallorca aktualisht është në një seri prej katër humbjesh radhazi në ligë pasi humbi 4-3 jashtë nga Celta Vigo javën e kaluar.
Skuadra e Carlo Ancelottit është tetë pikë përpara Sevillas në vendin e parë, ndërsa vendasit janë dy pikë mbi zonën e rënies në vendin e 16-të.
Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi pritet të startojë nga minuta e parë në këtë sfidë.
Ja formacionet e mundshme:
Mallorca: Rico; Maffeo, Valjent, Raillo, Costa; Sevilla, Baba; Kubo, Angel, Dani Rodriguez; Muriqi
Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Mendy; Modric, Casemiro, Camavinga; Asensio, Benzema, Vinicius Jr.