Interi po kalon nëpër një krizë rezultatesh.
Kampioni aktual italian nuk ia doli ta gjejë fitoren as mbrëmë, duke barazuar me Torinon 1:1.
Madje, Zikaltrit e gjetën golin e barazimit vetëm në minutat shtesë pasi Etrit Berisha e Mërgim Vojvoda me shokë kishin kaluar të parët në epërsi, shkruan GE.
Me këtë rast, “Nerazzurri” kanë mbetur 4 pikë prapa Milanit, i cili megjithatë e ka një ndeshje më shumë të zhvilluar.
Edhe nëse mund Bolognan, Interi s’do të mund ta marrë primain dhe ky ekip nuk është padron i kampionatit italian.
Lautaro Martinez me shokë madje zbritën në vendin e tretë në tabelë pasi Napoli e shfrytëzoi gabimin e tyre dhe me fitoren ndaj Veronës kaloi në pozitën e dytë.
Vlen të ceket fakt ise barazimet nuk po i hiqen qafe Interit.
Ky ekip i ka mbyllur me shenjën “X” katër ndeshjet e fundit në udhëtim, gjë e cila nuk i kishte ndodhur që nga dhjetori i vitit 2004, kur udhëhiqej nga trajneri Roberto Mancini, kur i kishte bërë gjashtë barazime radhazi në udhëtim.
Ndeshja me Torinon e konfirmoi edhe një herë krizën që po e kalon ekipi i Simone Inzaghit.
Interi në fakt në gjashtë ndeshjet e fundit e ka regjistruar vetëm një fitore në Serie A.
Ky fakt e ka ngritur alarmin tek Interi, i cili duhet të intervenojë sa më shpejt sa s’është bërë vonë, për ta shpëtuar sezonin.