Ismet Munishi po vazhdon të marrë vëmendje edhe në rrjetet sociale, teksa së fundmi ka ndryshuar fotografinë e profilit me një foto interesante.
Munishi si fotografi të profilit në “Facebook” e ka bërë një moment nga ndeshja e sotme mes Gjilanit dhe Llapit.
Edhe përmes kësaj fotografie, trajneri i Gjilanit pretendon se është dashur të akordohej një penallti në të mirë të skuadrës së tij.
Ismet Munishi gjithashtu përmes llogarisë së tij në “Facebook”, tha se skuadra e Gjilanit vazhdon të jetë më e dëmtuara në Superligë.
“Vazhdojmë të mbetemi skuadra më e demtuar në Superligë dhe njëherit duke synuar trofetë dhe rekordet.
Sc Gjilani kjo familje e madhe”, shkroi ai.
Ndryshe, derbi i javës së 25-të mes Gjilanit dhe Llapit u mbyll baras, 1:1.
Gjilani renditet i dyti në tabelë me 48 pikë, tri më pak se Ballkani që është lider në Superligë.
Kurse, Llapi është i katërti me 41 pikë.