Sulmuesi shqiptar, Armando Broja gjatë ndeshjes së sotme të Southamptonit kundër Watfordit ka pësuar një lëndim të rëndë.
“Bomberi” shqiptar i Southamptonit pas një lëndimi të rëndë u detyrua ta lë fushën në minutën e 90-të të takimit.
Broja hyri në lojë në minutën e 46-të në vend të Smallbone, por lëndimi i tij në kokë e detyroi atë të largohet me ndihmën mjekëve.
Pamjet tregojnë se Broja dëmtoi syrin e djathtë, e që shihet qartë plaga.
Kujtojmë se rezultati final i këtij takimi u vendos në 1:2 në të mirë të Watfordit.