Drita e ka regjistruar edhe ndeshjen e katërt radhazi pa fitore në kampionat, duke barazuar me Dukagjinin në Klinë.
“Bardhekaltrit” barazuan pa gola 0:0 me Dukagjini në stadiumin “18 Qershori”.
Ardian Nuhiu, trajneri i Dritës teksa komentoi ndeshjen, tha se skuadrës së tij ia ka kthyer “shpinën” fati.
“Nuk është se lojtarët nuk e kërkonin fitoren. U munduan ta gjenin golin, por nuk erdhi. Krijuam disa raste shënimi, por nuk ia dolëm, ndërsa edhe kundërshtari pati një rast që mund të na kishte ndëshkuar. Sot kemi pasur mungesa shumë, por nuk do të kërkojmë justifikim. Thjeshtë po bëjmë ndeshje të mira, përfshirë këtë kundër Drenicës dhe derbin që e kishim. Fati disi na ka kthyer shpinën. Para se ta luajmë ndeshjen ndaj Prishtinës, të mërkurën do ta kemi një ndeshje për kupë ku do të mundohemi ta kthejmë motivin”, ka thënë Nuhiu për Art Sport.