“Shpërthen” Tahir Batatina: Gramos Shala na mori pikët, marre çfarë ka bërë, e kemi dominu Gjilanin në çdo aspekt

Gjilani ka barazuar në shtëpi ndaj Llapit në ndeshjen e xhiros së 25’të të Superligës së Kosovës në futboll.

Derbi mes Gjilanit dhe Llapit përfundoi me rezultatin e barabartë 1:1.

Pas ndeshjes, trajneri i Llapit, Tahir Batatina u ankua shumë në referim, sidomos tek referi kryesor, Gramos Shala.

“Unë jam i zhgënjyer me rezultatin, ky arbitër s’e meriton me qenë në Superligë, atij duhet t’i vijë marre që po ia humb ndjersën e këtyre djemve. U vërejt që nga sekonda e parë që është ardhë me na mposht, vetëm karakteri ynë ka mundur të qendrojë nga ai presion. Nuk ka koment. Këto pikë na mori Gramos Shala, jo Gjilani, i kemi dominuar në çdo aspekt. Çdo kontakt ishte faul, njerëzit po invesojnë milionat, duhet m’i ardhë marre”, tha fillimisht Batatina për ‘Art Sport’.

“Sot është tendencioze. Pikët ua dha Gramos Shala se deri në mengjes me lujtë nuk mund të mposhtnin Llapin. Sa te jam unë në Llap, Gramos Shala nuk do të referojë, ai do të na shikojë vetëm nga TV”, përfundoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *