S’ka fitues në derbin e javës, Gjilani dhe Llapi ndajnë pikët

Kryendeshja e javës së 25-të në Superligën e Kosovës në futboll mes Gjilanit dhe Llapit është mbyllur pa fitues.

Derbi i xhiros i zhvilluar në stadiumin me bari sintetik në Gjilan përfundoi baras 1:1.

Rivera ishte i pari që zhbllokoi shifrat në këtë duel i cili realizoi golin e e vetëm në pjesën e parë.

Braziliani u asistua nga Valmir Veliu dhe realizoi me kokë në minutën e 35-të të takimit.

Megjithatë, Gjilani barazoi shifrat në minutën e parë shtesë me autor, Shend Kelmendin që po tregon formë të mirë në ndeshjet e fundit.

Me këtë pikë të fituar, Gjilani vazhdon të mbetet në vendin e dytë me 48 pikë, tri më pak se Ballkani.

Llapi në anën tjetër ka 41 pikë në pozitën e katërt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *