Nedim Bajrami lëndohet në ndeshjen ndaj Milanit

AC Milan e ka shënuar fitoren e dytë radhazi në kampionat, pasi mposhti Empolin në shtëpi me rezultat minimal, 1:0, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 29-të në Serie A.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 19-të. Ishte Kalulu që bëri një goditje precize, duke e lënë pa gjasa portierin kundërshtar.

Sikur të mos mjaftonte mungesa e fitores për pesëmbëdhjetë ndeshje, Empoli duhet të përballet edhe me problemet fizike të një prej lojtarëve të tyre më të mirë.

Bëhet fjalë për futbollistin shqiptar, Nedim Bajrami, i cili u desh të largohej nga fusha në minutën e 71-të për shkak të një shqetësimi muskulor.
Ende nuk dihet shkalla e lëndimit të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *