Me tri gola, Cristiano Ronaldo ia dhuron fitoren e madhe United, ndaj Tottenhamit

Derbi i xhiros së 29-të në Premier Ligë, ndërmjet Manchester United dhe Tottenham Hotspur përfundoi në favor të United.

Manchester United arkëtoi pikët e plota në derbin e Premier Ligës, pas fitores 3:2 në ‘Old Trafford’.

Ishte një ndeshje mjaft intensive nga të dyja ekipet. United e filloi më mirë takimin, pasi në minutën e 12` të ndeshjes, ylli portugez Cristiano Ronaldo shënoi një super gol.

Ndeshja vazhdoi me raste nga të dy ekipet. Në minutën e 35` të ndeshjes nga pika e bardhë, barazoi Harry Kane.

Iu deshën tre minuta pas golit të barazimit të Tottenhem, që Ronaldo të shënojë golin e dytë në takim dhe atë të epërsisë.

Pjesa e dytë u mbyll me epërsi minimale të ‘Djajve të Kuq’, 2:1.

Pjesa e dytë vazhdoi të jetë intensive për të dy skuadrat. Në minutën e 72` shënoi autogol Harry Maguire.

Ishte minuta e 81` kur Cristiano Ronaldo e kompletoi hat-trickun e tij në këtë ndeshje dhe ia dhuroi epërsinë për herë të tretë Manchesterit.

Pas kësaj fitore United janë në pozitën e katërt me 50 pikë, ndërsa Tottenham në vendin e shtatë me 45 sosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *