Liverpooli po vazhdon ndjekjen ndaj skuadrës liderë, Manchester City, duke regjistruar sot fitoren e tetë radhazi në Premier Ligë.
Në kuadër të javës së 28-të, skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp fitoi në udhëtim te Brightoni.
Ndeshja e zhvilluar në “Amex Stadium” ka përfunduar me rezultatin 0:2.
Luis Diaz shënoi fillimisht për mysafirët në minutën e 19-të, teksa fitoren e vulosi Mohamed Salah pasi u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e 61.
Liverpooli vazhdon të jetë i dyti në tabelë dhe tani ka 66 pikë, tri më pak se Manchester City.
Kurse, Brightoni ndodhet në pozitën e 13-të me 33 pikë.