Ballkani ashtu siç është pritur pa asnjë problem e ka mposhtur Feronikelin me rezultat 6:0, për ta forcuar kështu pozitën e parë në tabelë.
Feronikeli që tashmë është skuadër e larguar nga elita e futbollit, nuk ka mundur t’i bëjë ballë skuadrës shumë cilësore të Ballkanit.
Në anën tjetër Prishtina ka shënuar fitoren e dytë me radhë në këtë edicion. Bardhekaltrit e kanë mposhtur Ulpianën me rezultat 2:0 në sfidën e zhvilluar në Gjilan.
Tabela pas dy ndeshjeve të sotme ka disa ndryshime.