ZYRTARE: Roman Abramovich diskualifikohet si drejtor i Chelsea nga Premierliga

Premierliga ka konfirmuar diskualifikimin e presidentit të Chelseas, Roman Abramovich.

Pas sanksioneve të bëra nga Mbretëria e Bashkuar, edhe Premierliga ka diskualifikuar Abramovichin.

“Roman Abramovich është skualifikuar si drejtor i Chelsea pas sanksioneve nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar”.

“Vendimi i Bordit nuk ndikon në aftësinë e klubit për të stërvitur dhe luajtur ndeshjet e tij, siç përcaktohet sipas kushteve të një licence nga Qeveria e cila skadon më 31 maj 2022”, shkruhet në komunikatën e Premierligës.

Ndërkohë, Chelsea nuk është në gjendje të mirë financiare, pasi nuk iu lejohet as të shesin bileta për tifozët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *