Superliga e Kosovës vazhdon sot me xhiron e 25-të.
Kryesuesi i tabelës, Ballkani do të përballet Feronikelin në Suharekë.
Të drejtuarit e Ilri Dajës dështuan ndaj Malishevës në mesjavë, kurse Feronikeli tashmë është në krizë të thellë të rezultateve me vetëm 11 pikë të arkëtura.
Prishtina kërkon fitoren e dytë radhazi pas triumfit në mesjavë, me skuadrën nga kryeqyteti që do të përballet me Ulpianën.
Skuadra kampione në fuqi momentalisht renditet e gjashta me 29 pikë, gjashtë më shumë se skuadra nga Lipjani, që është e nënta në tabelë.
Të dy ndeshjet do të nisin në ora 13:00.