Premier League vjen me tri ndeshje interesante në ditën e sotme.
Liverpooli do të përballet me skuadrën e Brighton në kuadër të xhiros së 29-të.
“The Reds” vijnë në këtë takim pas humbjes nga Interi në Ligën e Kampionëve, por që në saje të rezultatit nga ndeshja e parë, u kualifikuan tutje.
Ky takim zhvillohet në ora 13:30 dhe është takimi i parë i kësaj xhiroje.
Një super ndeshje na pret nga ora 18:30, atje ku do të takohen Manchester United dhe Tottenham, dy skuadrat që tradicionalisht kanë ofruar spektakël në fushë.
Të dy skuadrat po luftojnë për ta siguruar një pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja tjetër është ajo mes Brentford dhe Burnley, ndeshje kjo që zhvillohet në ora 16:00.