Chelsea mund të falimentojë pasi llogaritë bankare të klubit janë ngrirë dhe sponsorët për moment kanë ndalur financimet.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar i dha të enjten Chelseas një licencë për të vazhduar aktivitetet, pasi Abramovich, pronari i “bluve” të Londrës, u sanksionua për lidhjet e tij me presidentin rus Vladimir Putin.
Për momentin, dhe pavarësisht kufizimeve ekonomike të vendosura, Chelsea fluturon për në Lille të hënën e ardhshme për të luajtur ndeshjen e dytë të raundit të 16-të të Champions League. Ata nuk do të duhet të ndryshojnë planet e fluturimit ose akomodimit, sepse udhëtimi ishte rezervuar dhe paguar.
Megjithatë në një situatë, ku sipas raportimeve të “The Times”, të gjitha llogaritë janë të ngrira, nuk dihet se cila do të jetë e ardhmja e këtij klubi.