Mediumi argjentinas “dridh” PSG-në, Messi pritet të largohet në verë

Që prej mbërritjes në Paris Saint-Germain, Lionel Messi praktikisht nuk ka treguar asgjë në fushë, siç ishte rasti në ndeshjen e kthimit të 1/8 së Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.

Parisienët humbën 3:1 (1:0 për nikoqirët në ndeshjen e parë) dhe kështu u larguan nga gara e më prestigjioze evropiane për klube, dhe gazeta argjentinase “Clarin” raporton se fishkëllima e fundit e gjyqtarit në stadiumin “Santiago Bernabeu” mund të nënkuptojë “fundin” e dashurisë mes Messit dhe PSG-së.

Gjegjësisht, “Clarin” thekson se Messi e ka përjetuar zhgënjimin më të madh në Paris dhe se është shumë afër largimit nga klubi në verë edhe pse ka kontratë deri në verën e vitit 2023.

Messi mbërriti te PSG për t’i çuar në trofeun e Ligës së Kampionëve, jo se nuk ia doli, por po lufton edhe në nivel personal në kampionatin francez.

Francezët janë bindshëm të parët dhe pritet të fitojnë titullin, me argjentinasin që ka shënuar vetëm dy gola në 17 ndeshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *