Lëndimi e detyroi ta linte derbin më herët, Muja i Dritës “shpërtheu” në lot

Arbnor Muja, ylli i Dritës sot pësoi një lëndim që e detyroi të dilte nga loja para kohës në takimin kundër Gjilanit.

Drita dhe Gjilani barazuan 1:1 në kryendeshjen e javës së 24-të në elitë, raporton Demokracia.com.

Anësori mitrovicas gjatë pjesës së dytë në këndin e majtë të fushës u lëndua dhe u desh të largohej nga fusha me ndihmën e stafit mjekësor të klubit “bardhekaltër”.

Lëndimin dhe daljen nga loja Arbnor Muja e përjetoi mjaft keq. Ai në disa pamjet shihet teksa qan, ngase nuk mundi të ndihmonte Dritën më shumë.

Muja u transferua te Drita në verën e vitit të kaluar nga Trepça ’89, derisa konsiderohet si një nga talentët më të mirë në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *