Superliga e Kosovës, kompania e madhe e basteve publikon kuota të “çmendura”

Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë sot me disa ndeshje tejet interesante.

Në kuadër të javës së 24-t, në mesditën e sotme, do të zhvillohen tri ndeshje.

Vëmendja kryesore do të jetë te derbi i mbijetesës mes Ulpianës dhe Dukagjinit.

Kompania e madhe e basteve, “bet365” ka publikuar tashmë kuotat e kësaj ndeshje.

Dukagjini konsiderohet favorit me 2.37, barazimi vlen 3.10, kurse fitorja e vendasve 2.75.

Nga ana tjetër, interesante do të jetë edhe ndeshja mes Malishevës dhe Ballkanit.

Ballkani konsiderohet favorit absolut me 1.83, barazimi vlen 3.30, kurse fitorja e Malishevës me 3.75.

Kurse, ndeshja tjetër do të zhvillohet në Drenas mes Feronikelit dhe Prishtinës.

Ndërkaq, për këtë ndeshje nuk janë parë fare kuota nga kompania në fjalë.

Të tria ndeshjet e sotme nisin nga ora 13:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *