Lorenzo Insigne pranon se “askush nuk do ta kujtojë” këtë skuadër të Napolit nëse nuk përmirësohet me shpejtësi pas humbjes në shtëpi ndaj Milanit.
Napoli u mund 1-0 në terrenin e shtëpisë nga një gol i Olivier Giroud, i cili ia siguroi tre pikë Milanit.
Ndërsa David Ospina bëri disa pritje, Mike Maignan u testua vetëm një herë nga Victor Osimhen.
“Ne duhet të marrim fajin për këtë humbje, edhe nëse kemi luftuar deri në fund. Është vërtet zhgënjyese për shumë njerëz që ishin këtu duke na brohoritur, kjo është keqardhja më e madhe“, tha fillimisht Insigne për DAZN.
“Kjo ishte një mundësi që ne e kemi humbur. Ne nuk mund të ndiejmë keqardhje për veten tani, ka ende shumë ndeshje për të luajtur, mbetet diferencë e ngushtë dhe ne duhet të qëndrojmë të përqendruar”, vazhdoi ai.
“Nuk ka kuptim të thuash asgjë, kishte vetëm trishtim. Është më mirë të presim derisa të analizojmë se çfarë shkoi keq me kokën e ftohtë. Sigurisht që ne jemi të etur, por nëse vazhdojmë të paraqitemi si sonte, atëherë askush nuk do të na kujtojë”, përfundoi Insigne me hidhërim.