Ballkani ka shënuar fitore ndaj Llapit.
Skuadra e Ilir Dajës ka vazhduar ecurinë fantastike prej tashmë 6 fitoreve rradhazi duke mposhtur Llapin e Tahir Batatinës me rezultat 1-0.
Ermal Krasniqi realizoi golin e vetëm të takimit që i solli tre pikët Ballkanit.
Krasniqi shënoi gol në minutën e 75’të pas asistimit të Rrahmanit.
Pas ndeshjes për Art Sport, ka folur trajneri i Llapit, Tahir Batatina i cili tha se çështja e titullit është larg dhe ka ndeshje për të luajtur.
“Mendoj se ishte ndeshje derbi, Ballkani ishte një ekip i mirë, ne i mundësuam që ata të na mposhtin ne, jo që ata na mundën ne, mendoj që është shumë larg çështja e kampionit, ka ende ndeshje për të luajtur”, tha Batatina.
Me këtë fitore Ballkani shkon në kuotën e 48 pikëve duke kryesuar tabelën e Superligës me dy pikë më shumë se ndjekësi më i afërt Gjilani që ka 46 pikë, ndërsa Llapi në pozitën e 4’të me 39 pikë ngel mbrapa liderëve ne luftën për titull të kampionit.