Superliga e Kosovës vazhdoi sot me tri takime interesante, që u zhvilluan në kuadër të javës së 23’të të Superligës së Kosovës.
Skuadra e Ismet Munishit arriti të triumfojë me rezultat 2-0 ndaj Ulpianës.
SC Gjilani pjesën e parë ndaj Ulpianës e ka mbylli pa gola, 0-0, për të realizuar në pjesën e dytë dy të tjerë, për të marrë 3 pikët.
Në pjesën e dytë Gjilani kaloi në epërsi me golin e Gerhard Prognit (54’) nga gjuajtja e lirë. Ndërsa, në minutën e 77’të, Shend Kelmendi realizoi nga afërsia për 2-0.
Kjo është ndeshja e 35’të e Ismet Munishit në krye të Gjilanit.
Pas kësaj ndeshjeje, Gjilani rënditet në pozitën e dytë me 46 pikë, dhe Ulpiana në pozitën e 9’të me 22 pikë.