Brenda 12 minutave, dy yjet e Kombëtares së Shqipërisë ndëshkohen me të kuq

Një ngjarje interesante ka ndodhur në ligën e parë të Turqisë në ndesjjen mes Boluspor dhe Bursaspor.

Dy lojtarët e Shqipërisë, Bekim Balaj dhe Odise Roshi që luajnë për Boluspor u ndëshkuan me karton të kuq në intervalin e 12 minutave.

Fillimisht Bekim Balaj asistoi në golin e epërsisë për vendasit në minutën e 42-të, para se ta merrte kartonin e dytë të verdhë në minutën e 54-të.

Nuk vonoi shumë dhe Odise Roshi u ndëshkua dy herë me karton të verdhë në minutën e 66-të, për t’i bërë shoqëri Balajt në zhveshtore.

Ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë, 1:1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *