Cristiano Ronaldo, Raphael Varane, Edinson Cavani dhe Luke Shaw nuk ishin në mesin e 21 lojtarëve të pranishëm në hotelin Lowry, ku Manchester United po qëndron përpara ndeshjes së tyre në Premier League kundër Manchester City.
Siç raportohet nga disa media të huaja, përfshirë prestigjiozen La Gazzetta dello Sport, kjo mund të nënkuptojë se ylli portugez do të humbasë derbin e Mançesterit kundër skuadrës së Pep Guardiolës.
Sipas gazetës britanike Manchester Evening News, Djajtë e Kuq ka të ngjarë të jenë pa Ronaldon.
Përveç Ronaldos, mungojnë Cavani, Varane dhe Shaw. Asnjë nga të katër nuk ka ndonjë problem të veçantë fizik: uruguaiani po vjen nga një lëndim i vogël, por trajneri Ralf Rangnick e kishte konsideruar atë të përshtatshëm për ndeshjen e Etihad Stadium, të planifikuar për në orën 17:30 me kohën lokale.