Ish kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është deklaruar lidhur me kandidaturën e Remzi Ejupit për president të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Pasi dështoi keq të Prishtina, klub i cili nuk është duke i paguar as futbollistët, tani synon të bëhet president në FFK.
Mirëpo, Ahmeti përmes një postimi në “Twitter” ia ka kujtuar Ejupit berllogun që e ka bërë te Prishtina.
“Remzi Ejupi prej Prishtina ne FFK. Sbon vec Prishtinen don me bo berllog ne tona anët”, shkroi ai.
Ndërkohë, zgjedhjet për president të FFK-së mbahen me 6 prill, derisa Agim Ademi shihet si favoriti kryesor.