Skuadra e Prishtinës po përjeton momentet më të vështira të saja në elitën e futbollit kosovar.
Bardhekaltrit përveç problemeve financiare ato tashmë kanë probleme edhe me rezultate dhe sigurisht që kjo e ka bërë që situata të mos jetë aspak e mirë.
Kampioni aktual që sivjet feston 100 vjetorin e themelimit është mposhtur sot nga Dukagjini me rezultat 2:1 për të hyrë kështu përfundimisht në garë për mbijetesë. Në takimin tjetër gjithçka ka shkuar sipas parashikimeve. Malisheva e ka mposhtur thellë skuadrën e Feronikelit me rezultat 6:1, për ta dëshmuar edhe njëherë krizën e madhe që po kalon Feronikeli që tashmë është skuadër e larguar nga elita.
Tabela pas këtyre dy ndeshjeve duket si më poshtë.