Sipas ‘Sport’, West Ham United janë të interesuar të kenë në skuadër yllin shqiptar.
Forma e mirë që është duke kaluar Broja ka ndikuar që të jenë nën vëzhgimin e disa klubeve të mëdha angleze.
Përpos Arsenalit edhe West Ham tani do provojë për të kompletuar transferimin e Brojës dhe për ta bindur Chelsean janë gati të paguajnë plotë 25 milionë funte.
20-vjeçari është duke mahnitur të gjithë, ku në 27 paraqitje, ka gjetur rrjetën nëntë herë dhe ka dhuruar një asistim.
Ndërkohë, në javët e fundit është raportuar që Chelsea do e shesë Brojën, por jo nën çmimin e 50 milionë funteve.