Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit i ashpër ndaj idesë së krijimit të Superligës

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina këmbëngul se Superliga është përgjigja e gabuar për një problem real dhe komenton vendimin e UEFA-s për t’i dhënë fund partneritetit me Gazprom.

Kreu i Federatës Italiane të Futbollit lëshoi një intervistë me Il Corriere della Sera dhe ndau edhe një herë mendimet e tij për Superligën, e cila, sipas presidentit të Juventusit, Andrea Agnelli, ‘nuk dështoi’.

“Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar, është përgjigja e gabuar për një problem real. Ne duhet të jemi të bashkuar dhe nuk kemi nevojë për ndarje të mëtejshme”, tha Gravina.

Gravina është gjithashtu pjesë e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, i cili i dha fund partneritetit me Gazprom pas pushtimit rus të Ukrainës.

“Jam krenar që jam pjesë e komisionit, nuk ka garë pa etikë, vendimi ka qenë koherent me atë që ndjejm

“Si FIGC, ne gjithashtu vendosëm të shtyjmë fillimin e ndeshjeve me pesë minuta gjatë fundjavës së kaluar dhe jemi duke punuar në iniciativa të tjera sepse të gjithë jemi të përfshirë në këtë luftë”, përfundoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *