E pranon Salah: Isha i tronditur nga renditja e çmimit për “Topin e Artë”

Ylli i Liverpool-it, Mohamed Salah e përfundoi vitin e kaluar në vendin e shtatë në garën e “Topit të Artë”.

Futbollisti i Paris Saint-Germain, Lionel Messi mori sërish çmimin si futbollisti më i mirë në botë.

Salah u konsiderua si një favorit i mundshëm për të marrë çmimin, por në fund ishte larg në renditje dhe tani e pranon se besonte në një renditje më të lartë në listë.

“Më tronditi. Askush në botë nuk priste që unë të isha i shtati, por kështu ndodhi”, thotë ai sipas Daily Mirror.

Megjithatë, Salah nuk beson se ky është një komplot.

“Nuk e di se mbi çfarë u bazua zgjedhja e tyre, por nuk besoj në asnjë teori konspirative. Nuk e kam ndjenjën se ka ndonjë gjë personale kundër meje. Kështu duket realiteti”, përfundoi ai.

Salah ka shënuar 27 gola dhe dhjetë asistime në 32 paraqitje, në këtë sezon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *