Komiteti Olimpik i Kosovës sot ka shpallur laureatët e vitit, Xhudistja, Erza Muminovic dhe atleti, Muhamet Ramadani janë shpallur “shpresat e vitit 2021” në sportin kosovar.
Kjo u njoftua në ceremoninë e Laureatëve të Vitit 2021.
Të dy sportistët patën suksese të mëdha, ndonëse ende të rinj në moshë. Ata fituan edhe nga një çek në vlerë të 500 eurove.