Mesi i pakënaqur me kritikat e shpeshta të mediave franceze

Një nga arsyet e pakënaqësisë së Lionel Messit te PSG, janë kritikat e shpeshta nga mediat franceze.

Argjentinasi u largua nga Barcelona për shkak të problemeve financiare dhe vendosi të vazhdojë karrierën në Francë, ku nuk po shkon mirë në sezonin e parë përkrah Kylian Mbappes dhe Neymarit. Dy golat e tij në gjashtëmbëdhjetë ndeshje në Ligue 1 janë kritikuar shumë nga mediat.

Sipas “Le Parisien” kjo sjell pakënaqësi për shtatë herë fituesin e “Topit të Artë”, të cilin tashmë e ka ndarë me bashkëlojtarët në dhomat e zhveshjes, Së fundmi u spekullua se një nga futbollistët më të mirë të ditës së sotme po mendon të rikthehet në “Camp Nou”. Mirëpo, një gjë të tillë e kanë mohuar njerëzit e afërt të yllit argjentinas, të cilët thonë se ai do të përmbushë kontratën me gjigantin francez deri në vitin 2023.

Messi për momentin nuk i justifikon pritshmëritë e mëdha nga drejtuesit dhe tifozët e PSG-së. Megjithatë, skuadra është ende në garë për suksese të mëdha në sezonin aktual.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *