Nuk ka një plan të ri të Superligës që do të zyrtarizohet sot.
Këtë gjë e ka konfirmuar gazetari i njohur britanik, Rob Harris.
Gjatë ditës së sotme kishte informacione të ndryshme, ku thuhej se gjatë mbrëmjes pritet që Superliga e Evropës të zyrtarizohet, atje ku pjesë e saj besohet se do të jenë klubet më të mira spanjolle, italiane dhe angleze.
Megjithatë, kjo gjë nuk do të ndodhë sot, por që zyrtarizimi i saj mund të jetë shumë afër.