Portieri i Liverpoolit, Alisson ftoi një djalë 11-vjeçar për të ngritur Kupën Carabao të dielën në mbrëmje dhe djali i ri ka folur për herë të parë në lidhje me këtë.
Teksa kamerat i fokusonin lojtarët e Liverpoolit duke ngritur Kupën e tyre të nëntë të Ligës, pasi mposhtën Chelsean në “Wembley”, një fytyrë e panjohur mori në duar trofeun.
Ky doli të ishte Beau Broën, i cili u largua nga babai i tij, Terrence dhe vëllai i madh për të parë më nga afër lojtarët e “Të Kuqve”.
“Pra, unë kam një sy të zi dhe Alisson e vuri re dhe më pyeti për këtë”, tha Beau për Express Sport, përcjell Demokracia.com.
“Kështu fillova të flisja me të. Thjesht thashë: “Po luaja me këmbë, shkova për një goditje me kokë dhe i drejtova fëmijës me kokë në vend të topit!”
“Më pas ai më ngriti dhe më mori me ekipin, thjesht u ndjeva si lojtar për të qenë i sinqertë.
“Jurgen më pyeti edhe për këtë dhe Virgil [van Dijk] dhe Mohamed Salah po qeshnin me mua. Pastaj të gjithë më shtrënguan dorën”.
A young boy joined the Liverpool squad for their Carabao Cup trophy lift ?
A moment that the little lad will remember forever ❤️ pic.twitter.com/7Hkep0TQp0
— Sky Sports Football (@SkyFootball) February 27, 2022
Beau luan në qendërmbrojtës dhe përfaqëson Liverpool Schools FA.
Një gjest i mrekullueshëm nga skuadra e Liverpoolit që mund t’i kishte dhuruar të riut një nga momentet më të mira të jetës së tij.