KE i FFK-së shpall zgjedhjet për president

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së nën drejtimin e presidentit Agim Ademi e ka mbajtur sot mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje KE vendosi që në bazë të statutit dhe rregullores të shpallë zgjedhjet për president.

Me këtë rast u vendos që Kuvendi i Rregullt Zgjedhor për president të FFK-së të mbahet më 6 prill, ditë e mërkurë.

Delegatët do të njoftohen në ditët në vazhdim për orën dhe vendin e mbajtjes së Kuvendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *