Luftimet e ashpra tokësorë dhe ajrore po vazhdojnë në Ukrainë, teksa Rusia po mundohet ta pushtojë vendin fqinj. Prej viktimave ka edhe sportistë.
Dje u vranë dy futbollistë ukrainas, por kjo nuk është e tëra.
Mediat e huaja raportojnë se garuesi i biatlonit, Yevhen Malyshev e ka humbur jetën derisa po luftonte në atdheun e tij kundër rusëve. Federata Ukrainase e Biatlonit ka informuar për vdekjen tragjike të 20 vjeçarit.
“Federata raporton për vdekjen tragjike të anëtarit të ekipit kombëtar të Ukrainës nga juniorët e Kharkiv, Yevhen Malyshev, i lindur në vitin 2002. Sportisti e kishte mbyllur karrierën dy vjet më parë. Ne ju shprehim ngushëllime familjarëve, miqve dhe më të dashurve të tij. Do ta kujtojmë gjithmonë”, njofton Federata Ukrainase e Biatlonit.
Shumë sportistë ukrainas në fakt i janë bashkuar ushtrisë ukrainase për ta mbrojtur vendin nga agresori.
Prej tyre edhe ish-kampionët e botës, vëllezërit Klitschko apo edhe kampioni aktual i botës në boksin profesionist, Alexandr Osyk.