Dueli i sotëm mes Milanit dhe Interit, i cilësuar si “derbi i paqes”, u luajt në një stadium të mbushur në 75% të kapaciteit.
Mediat italiane raportojnë se kanë qenë 53.881 biletat e shitura për sfidën e vajtjes së Kupës së Italisë. Klubi kuqezi ka deklaruar se ka arkëtuar plot 3.358.090 euro nga kjo sfidë.
Vlen të theksohet se para startit të supersfidës, të dyja skuadra u bënë bashkë dhe u solidarizuan për luftën që është duke u zhvilluar në Ukrainë. Stadiumi “San Siro” ishte i mbushur me ngjyrat verdheblu, simbol i shtetit ukrainas.