Gjatë ditës së sotme është hapur zyrtarisht Fondi i Sigurisë.
Me tu hapur zyrtarisht ky fond, populli shqiptar nga të gjitha anët e botës kanë filluar të kontribuojnë në të.
Nuk ka munguar edhe ndihma nga bota e futbollit, ky dy presidentë të klubeve kosovare kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm.
I pari ishte pronari i FC Ballkanit, Arsim Kabashi, derisa pas tij edhe numri një i SC Gjilanit, Florim Zuka.
‘Cima’ ka kontribuar në Fondin e Sigurisë me 25 mijë euro, derisa në anën tjetër ‘Tali’ ka dhënë kontribut edhe më të madh me 50 mijë euro.
Sigurisht që ndihma e tyre është jashtëzakonisht e madhe dhe për tu vlerësuar për ta ndihmuar sigurinë e vendit tonë.