Manchester City kalon në çerekfinale të Kupës FA

Manchester City ka kaluar në fazën çerekfinale të Kupës Fa, pas fitores së shënuar sonte ndaj skuadrës nga Championship, Peterborough.

“Qytetarët” shënuan fitore në udhëtim me rezultatin 0-2. Kjo ndeshje u zhvillua në “Weston Homes Stadium”.

Skuadra vendase i bëri ballë skuadrës së Pep Guardiolas vetëm në pjesën e parë, e cila u mbyll baras dhe pa gola.

Por, gjërat ndryshuan në 45 minutat e dytë, me mysafirët që siguruan fitoren.

Kampioni në fuqi anglez fitoren e siguroi brenda shtatë minutave, me Riyad Mahrez dhe Jack Grealish që shënuan në minutat 60 dhe 67.

Manchester City kundërshtarin e radhës do ta mësoj pas hedhjes së shortit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *