Elseid Hysaj shumë shpejtë mund të bëhet me skuadër të re.
Në këtë edicion, ai regjistroi vetëm 13 paraqitje, andaj një ndryshim ambienti mbase do të ishte hap pozitiv në vazhdim të karrierës.
Siç shkruan “Calciomercato”, drejtorët sportivë të dy klubeve kanë projektuar një shkëmbim interesant.
Hysaj parashihet të kalojë tek Roma, ndërsa në Napoli do të kalonte i riu Rick Karsdorp.
Këtë të fundit Roma ishte e gatshme që ta heqë për 8 milionë andej prej edhe nga erdhi, Feyenordi, ku edhe është i huazuar momentalisht, por që drejtuesit e “Il partenopei” dëshirojnë t’i japin një shans përfaqësuesit holandez.
Gjithsesi, palët tashmë kanë bërë hapa para në këtë drejtim, kurse mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat ditëve në vijim, pra nëse do të ketë diçka më konkrete rreth kësaj çështjeje apo jo.