“A është Pedri më i mirë se Iniesta? Nuk kam parë një lojtar tjetër me këtë talent në mbarë botën…. Ai më kujton shumë Andres Iniestën.
Nëse flasim për talent të pastër, ai është futbollisti më i mirë në botë”, theksoi trajneri Xavi në konferencën pasuese për shtyp. E tillë ka qenë performanca e Pedrit që ka eklipsuar nënshkrimin e ri Aubameyang. Le të shohim se çfarë thonë të dhënat.
Pedri ka një gol dhe një asist në 17 ndeshje këtë sezon, shifra shumë të dobëta. Përveç kësaj, ai ka një saktësi pasimi prej 87.9% dhe mesatarisht 0.5 goditje dhe 1.6 pasime kyçe për lojë. Ai gjithashtu shkakton 1.8 faull për lojë dhe bën mesatarisht 0.9 driblime për lojë.
Andres Iniesta nga ana e tij dhe duke marrë parasysh të gjitha të dhënat e tij gjatë karrierës së tij deri në largimin e tij nga Barcelona, ka shpërndarë 72 asistime dhe ka shënuar 26 gola në 362 ndeshjet e regjistruara. Ai gjithashtu ka 89.5% pasime dhe realizon 1.2 goditje për lojë. Përsa i përket pasimeve kyçe, ai ka një mesatare 1.3 dhe në driblim 2.1. Përveç kësaj, shkakton 1.7 faull për çdo përplasje.
Shifrat e Iniesta janë shumë më të mira dhe duhet të kemi parasysh se sezonet e tij të fundit me fanellën e Barçës ishin pak a shumë. Është gjithashtu e vërtetë që Iniesta-s iu desh shumë më tepër kohë për të shpërthyer.
Pedri është 19 vjeç, ndërsa autori i golit më të rëndësishëm në historinë e Spanjës u vendos në ekipin e parë të Barçës në moshën 20-vjeçare.