Vedat Muriqi vazhdon me paraqitje pozitive nën fanellën e Fenerbahces.
Ai ka bërë një asistim me shumë vlera te goli i epërsisë që Feneri e realizoi ndaj Gaziantep, përcjellë Gazeta Olle.
Prizrenasi bëri një super-krosim nga e djathta për Krusen, i cili shënoi gol të bukur me kokë.
Futbollistët e festuan së bashku këtë gol të rëndësishëm pranë sektorit të tifozëve mysafirë.
Fenerbahce po fiton aktualisht me rezultat minimal, 1:0.
Në rast të fitores, ekipi i Muriqit del në pozitën e tretë në klasifikim me vetëm tri pikë më pak se lideri Sivasspor
Kruse ? pic.twitter.com/QkmIz28K27
— Yamaç Koçovalı (@Timarhanedeyim1) January 18, 2020